Milan, gati një dhuratë për Pioli-n vjen nga Gjermania

5 Mars 2021
15:40
Denis Hakanaj
back button

Silas Wamangituka, sulmues kongolez i Stuttgart, është një objektiv i Milan-it.

Sipas Sportmediaset, kuqezinjtë kanë vënë në shënjestër 21-vjeçarin, i cili ka shënuar 13 gola në 24 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me gjermanët.

Wamangituka mund të luajë si sulmues krahu dhe si qendërsulmues.

Stuttgart e ka marrë nga Paris FC në 2019-ën për një shifër të përafërt me 8 milionë euro dhe tani vlera e tij është trefishuar.

Paraqitjet e tija nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe sulmuesi afrikan po përgatitet për hapin e madh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit