Milan gati për blerjen e bujshme, ka vetëm një pengesë të fundit!

17 Janar 2020
22:45
back button

Milan është gati të bëjë goditjen e madhe në këtë merkato, teksa do të afrojë në “San Siro” Dani Olmon për plot 25 milionë euro (20 milionë euro + 5 milionë bonuse. Gjithçka duket e zgjidhur sa i përket marrëveshjes me lojtarin dhe me klubin, me Zvonimir Boban që ka qenë çelësi i bisedimeve.

Gjithsesi, ka vetëm një pengesë të fundit dhe ka të bëjë me menaxherin e Olmos, i cili duket se po luan pisët. Juanma Lopez kërkon të paktën 7 milionë euro në xhepat e tij për transferimin e spanjollit te Milani. Diçka e tillë i ka tërbuar jo pak drejtuesit kuqezi, të cilët pritet që të ulen në bisedime me agjentin e lojtarit ditën e nesërme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit