Milan, gati super operacioni i trefishtë me Chelsea-n

23 Qershor 2021
15:28
Denis Hakanaj
back button

Milan synon të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë duan të zëvendësojnë Hakan Calhanoglu, i transferuar tek Inter-it, me ish-yllin e tyre.

Emri i ri në listën e Djallit duket se është Tiemoue Bakayoko, njohje e vjetër e Milan-it të Gattuso-s mes 2018-ës dhe 2019-ës.

Pas eksperiencës napolitane të përbërë nga 32 ndeshje dhe 2 gola në kampionatin e fundit, francezi 26-vjeçar do të kthehet te Chelsea për t’u larguar përsëri.

Mesfushori ka dëshirë të kthehet te Milan dhe londinezët janë të gatshëm ta shesin, për të mos rrezikuar ta humbin me zero duke parë se kontrata e tij skadon në vitin 2022.

Kuqezinjtë janë gati të hapin negociata me kampionët e Europës për një super operacion që do të përfshinte Hakim Ziyech, Olivier Giroud dhe Tiemoue Bakayoko.

Milan-i i ri po merr formë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit