Milan, Gattuso ka vetëm një problem pas humbjes me Inter

18 Mars 2019
17:40
back button

Në vigjilje të derbit me Inter, trajneri Gennaro Gattuso deklaroi se nëse gjërat shkojnë keq në këtë ndeshje, atëherë do të jetë një goditje e fortë në aspektin mental për ta dhe pikërisht kjo ndodhi në ndeshjen e së dielës, ku u pa edhe tensioni mes Kessie dhe Biglia.

Përgjatë dy javëve të ardhshme Gattuso do të punojë fort për të rritur edhe një herë moralin e skuadrës edhe pse një pjesë e lojtarëve do të jenë të grumbulluar në kombëtaret e tyre përgjatë kësaj kohe. Skuadra tregoi se nuk ka maturinë e duhur, por frymën e grupit që trajneri i ka krijuar me punë duhet ta ruajë deri në fund dhe Gattuso e ka të qartë se ku do fokusohet në javët e ardhshme.

Direkt pas kombëtareve, Milan do të udhëtojë drejt fushës së vështirë të Sampdoria-s. Gattuso e di se ka humbur një ndeshje të madhe dhe në fund të derbit e tha qartë se kanë marrë një goditje në aspektin mental, por theksoi se tani duhet të fokusohen 100% te ndeshjet e ardhshme, pasi janë në vend të katërt, katër pikë larg Roma-s dhe në pozicion të favorshëm për të arritur objektivin e tyre, zonën Champions.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit