Milan gjen pasardhësin e Gattuso-s, Gazidis zbarkon në Londër

16 Maj 2019
20:34
Denis Hakanaj
back button

Milan provon të befasojë Roma-n. Ivan Gazidis, në fakt, ka planifikuar një takim në Londër me Maurizio Sarri-n në orët e ardhshme. Administratori i deleguar i kuqezinjve duket se ka vendosur ta marrë vetë në dorë situatën dhe të nxjerrë jashtë loje Leonardo-n në zgjedhjen e trajnerit të ri të "Djallit".   

Sarri mësohet të jetë shumë i zemëruar pasi miqësorja e zhvilluar në Amerikë kundër New England Revolution rrezikon ta privojë Chelsea-n nga Loftus-Cheek, i cili ka dalë nga fusha me paterica në pritje të finales së Europa League që do të luhet pas 10 ditësh. Ky mini turne i kërkuar nga Abramovich ka rritur tensionin mes trajnerit dhe kubit.  

Pavarësisht nga rezultati i finales së Europa League, Sarri pritet të shkarkohet në fundin e sezonit dhe Gazidis ka vendosur të përfitojë nga kjo situatë, duke shkuar në Londër për t'i prezantuar teknikut italian projektin e ri të kuqezinjve, në të cilin ish-trajneri i Napoli-t do të ishte i përfshirë edhe në zgjedhjet e ardhshme të merkatos. 

Ndërsa Roma është në pritje të një përgjigjeje nga ana e Gasperini-t, zgjedhja e tyre e parë, Milan-i do t'i ofrojë një kontratë trevjeçare me 3 milionë euro në sezon Sarri-t, i cili është gjithnjë dhe më shumë afër stolit të klubit milanez. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit