Milan i dërgon mesazh Chelseas për Bakayoko, Elliot e ka idenë e qartë

19 Maj 2019
9:52
back button

Vonesa në stërvitje, polemika me fanellën e Acerbit, sherri me Gattuson e një sërë problemesh që Tiemoue Bakayoko ka krijuar tek Milan ka bërë që drejtuesit t’i vendosin “kapak” historisë së tij dhe në qershor ai do të kthehet tek Chelsea, sipas informacioneve të "Calciomercato.com"

Elliot e ka bërë të qartë planin që ka dhe shumë që klubi anglez kërkon është shumë e lartë dhe s’kanë ndër mend të investojnë kaq shumë para në një lojtar që sjell polemika, pavarësisht se në gjysmën e dytë të sezonit ka qenë diga e mesfushës për kuqezinjtë.

Janë 35 milionë euro që Chelsea kërkon dhe vetë francezi do pagë 6 milionë euro në sezon. Shifra goxha të larta dhe drejtuesit e Milanit i kanë dërguar sinjale “bluve” të Londrës se nuk do të blejnë kartonin e mesfushorit.

Për Bakayoko ka oferta nga klube të ndryshme, por duke parë performancën e tij në fushë, drejtuesit e Chelsea po mendojnë ta mbajnë në skuadër 24-vjeçarin, edhe për faktin se merkatoja e tyre është e bllokuar nga FIFA dhe nuk kanë mundësi për të bërë blerje të reja për dy sesionet e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit