Milan-i vihet në lëvizje për lojtarin që mahniti Lewandowski-n

27 Shtator 2022
20:24
Denis Hakanaj

Ka mahnitur më parë një farë Robert Lewandowski në stërvitjet e Polonisë në këto ditë ndeshjesh për ekipet kombëtare.

Tani, edhe Milan-i duket se është i tërhequr – për seancën e merkatos së janarit –nga mbrojtësi dhe mesfushori i gjithanshëm i Spezia-s, Jakub Kiwior, siç raporton portali polak Goal.pl.

I lindur në vitin 2000, me origjinë nga Tichy, ai u rrit në sektorin e të rinjve të Belgjikës, deri në vitin 2109, kur Juventus ishte tashmë e interesuar për ta marrë tek ekipi i moshave, pa arritur megjithatë një marrëveshje.

Më pas, mbërritja në kategorinë kryesore të futbollit sllovak: fillimisht në Podbrezova (me të cilën ra nga kategoria) dhe më pas te Zilina. Në Itali e ka çuar Spezia për 2 milionë e 200 mijë euro, duke mposhtur konkurrencën e Torinos.

Sipas Goal.pl “Spezia kërkon 15 milionë me 20% të të ardhurave që do t’i shkonin Zilinës. Një shifër që mund të rritet nëse Kiwior grumbullohet për Botërorin e ardhshëm në Katar”.

Sulmuesi i Barcelona-s, Lewandowski, duke e vëzhguar gjatë përgatitjes para ndeshjes kundër Holandës, pyeti veten se kush ishte ai futbollist.

Dhe pak ditë më parë tha: “Pashë lëvizjet e tij, prekjen e topit dhe i thashë ‘dreq’. Më pas e pashë në ndeshje dhe: Uau! Ai është një mega talent!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit