Milan interesohet për dyshen e Liverpool

9 Dhjetor 2018
17:31
back button

AC Milan nuk i ka humbur shpresat për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic, i cili sapo ka përfunduar sezonin e tij të parë në MLS-në amerikane.

Por nëse operacioni për transferimin e 37-vjeçarin e LA Galaxy dështon, italianëve do t’i duhet të shohin diku tjetër.

Sipas portalit calciomercato.com, në fokus ekipit të Serie A janë dy sulmuesit e Liverpool.

Bëhet fjalë për Divock Origi dhe Daniel Sturridge.

Ky i fundit ka një kontratë me të Kuqtë që skadon në fund të sezonit dhe do të ishte një zgjedhje e lirë për Milan.

Ndërsa Origi nuk po gjen hapësira te skuadra e Klopp dhe do të ishte i hapur për një transferim në Serie A.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit