Milan-Juventus apo brahimovic kundër Dybala? Një duel brenda duelit

22 Janar 2022
9:30
Alfred Lleshi
back button

Në faqet e “La Stampa”, ndeshja e madhe mes Milanit dhe Juventusit paraqitet si dueli brenda duelit, duke nënvizuar atë mes Ibrahimovic dhe Dybala. Të dy janë të ndryshëm, por për t’i bashkuar shërben skeptri i sulmuesve më të mirë të skuadrave të tyre (përkatësisht 8 dhe 7 gola në këtë kampionat) dhe e ardhmja në diskutim, me kontratat që iu skadojnë të dyve në fund të qershorit.

Ibrahimovic do të përpiqet ta mbajë Juventusin larg Champions League dhe të rinisë Milanin pas humbjes së bujshme ndaj Spezia. Nga ana tjetër, bardhezinjtë janë kapur pas “Joya” për të bërë marrëveshjen e madhe të rinovimit në një ndeshje direkte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit