Milan-Juventus, kush fiton sonte? Ja çfarë paralajmërojnë statistikat e supersfidës

23 Nëntor 2024
11:45
Alfred Lleshi
back button

Kjo përballje premtuese mes dy skuadrave të mëdha italiane ka tërhequr gjithmonë vëmendjen dhe mbetet një moment vendimtar për ecurinë e sezonit. Ju ftojmë ta kundroni atë paraprakisht përmes këtyre statistikave domethënëse:

– Juventusi ka shënuar vetëm 2 gola në 7 përballjet e fundit të Serie A kundër Milanit (nga maji 2021 e në vazhdim). Në këtë periudhë, nga skuadrat që kanë luajtur të paktën tri herë kundër tyre, Milani ka pranuar më pak gola vetëm nga Venezia (zero). Nga ana tjetër, Milani është skuadra ndaj së cilës Juventus ka shënuar më pak gola.

– Juventusi është skuadra kundër së cilës Milani ka barazuar më shumë ndeshje shtëpiake në Serie A: 34 barazime, të paktën 8 më shumë se kundër çdo kundërshtari tjetër. Bilanci përfshin gjithashtu 30 fitore të Milanit dhe 25 të Juventusit në “San Siro”.

– Milani ka grumbulluar vetëm 18 pikë deri më tani. Eedhe në rast fitoreje, totali pas 12 ndeshjesh do të ishte më i ulët se në katër sezonet e fundit (minimumi 23 pikë në 2023-2024).

– Milani e humbi ndeshjen e fundit në shtëpi (0-2 kundër Napolit), por nuk ka pësuar dy humbje radhazi në kampionat, në “San Siro”, që nga tetor-nëntori 2023 (një nga ato humbje ishte kundër Juventusit, 0-1 me gol të Manuel Locatelli).

– Juventusi ka regjistruar 9 ndeshje pa pësuar gol në 12 javët e para të Serie A. Herën e fundit që e ka arritur këtë ishte në sezonin 2014-2015. Bardhezinjtë e kanë mbajtur portën të paprekur në 4 nga 5 transfertat e këtij sezoni, duke pësuar vetëm kundër Interit.

– Juventusi (62) dhe Milan (45) janë skuadrat që kanë prodhuar më shumë aksione me të paktën 10 pasime, të cilat kanë përfunduar me goditje ose prekje në zonën kundërshtare. Juventusi ka mesataren më të lartë të posedimit të topit (61.6%), ndërsa Milani i ka fituar dy ndeshjet kur ka pasur më pak se 50% posedim (kundër Udinese dhe Inter).

– Leão ka përfunduar me sukses 74 driblime në Serie A në vitin 2024, më shumë se çdo lojtar tjetër. Ai ka shënuar 9 gola gjatë vitit dhe mund të bëhet lojtari i katërt që arrin dyshifrorin e golave në çdo vit kalendarik, për tri vite rresht (si Dybala, Lautaro Martínez dhe Vlahovic).

– Mes lojtarëve me të paktën 3 gola në ligat kryesore të Europës këtë sezon, vetëm Lamine Yamal (i lindur në korrik 2007) është më i ri se Kenan Yildiz (maj 2005). Nëse shënon ndaj Milanit, ai do të bëhet lojtari i shtatë më i ri që arrin të paktën 5 gola për Juventusin në Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit