Milan ka gati pasardhësin e Kessie, kuqezinjtë bisedime me mesfushorin e Porto

24 Mars 2023
10:00
Telesport
back button

Milan po vëzhgon me kujdes mesfushorin serb Marko Grujic, që luan në Portugali me skuadrën e Porto. 26-vjeçari, që luan prej tri sezonesh në Portugali, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve kuqezinj, që janë gati ta sjellin në Milano.

Grujic ka një kontratë deri në vitin 2026 me skuadrën portugeze, por mund të largohet për shumën e 10 milionë eurove. Lajmin e konfirmon e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”, që shton se serbi konsiderohet si pasardhësi i Kessie te skuadra kuqezi.

Jo vetëm kaq, por kontaktet e para mes kuqezinjve dhe menaxherit të lojtarit kanë nisur, që është shprehur i gatshëm të vijë në Serie A. Tani për Maldini dhe klubin kuqezi do të nisin bisedimet me skuadrën e Porto për të mbyllur marrëveshjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit