Milan ka një enigmë për t’u zgjidhur dhe Pioli është në ankth

25 Shtator 2022
12:43
Denis Hakanaj
back button

Mungesa e tij ndaj Napolit u ndje. Milan-i nuk bën dot pa Rafael Leao-n i cili prej muajsh jeton në një situatë të pabesueshme. Ai nuk e ka zgjidhur ende nyjën e Sportingut të Lisbonës dhe negociatat e rinovimit me Milan-in mbeten të bllokuara.

Sulmuesi, siç raportohet nga Gazzetta dello Sport,  kërkon shtatë milionë neto, Maldini gjithashtu mund të ofrojë 6.5: diferenca mund të kalohet.

Problemi është se portugezi dëshiron që kuqezinjtë të paguajnë 19 milionë euro së bashku me Lille, të cilat i përkasin Sportingut.

Nga ky ngërç mund të përfitojë Chelsea, i gatshëm të paguajë klauzolën stratosferike të milanistit prej 150 milionë eurosh.

Në Stamford Bridge mund të arrijnë deri në 120 dhe mund të ofrojnë edhe lojtarë në këmbim. Dhe në sfond nuk duhen anashkaluar marrëdhëniet e shkëlqyera mes pronarëve amerikanë të dy klubeve.

Është shpejt për të thënë se si do të përfundojë. Edhe për shkak se kjo situatë po ndiqet edhe nga Manchester City i pasur. Prandaj, çështja po zien.

Milan-i e shtrëngon fort Rafael-in, tani për tani ai mbështet linjën e klubit. Megjithatë, është mirë t’i kushtohet vëmendje sesioneve të ardhshme të merkatos…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit