Milan ka një marrëveshje me yllin e Ligue 1, por PSG mund të prishë gjithçka

22 Maj 2022
15:51
Denis Hakanaj

Renato Sanches është mesfushori më afër Milan-it. Botman dhe Origi janë dy operacione të tjer atë mbyllura, por këtu po flasim për mesfushën, me kuqezinjtë që duhet të gjejnë një zëvendësues të denjë për Franck Kessie.

Djalli ka një marrëveshje me Lille për më pak se 20 milionë euro për lojtarin, kontrata e të cilit me klubin francez skadon vitin e ardhshëm.

Renato Sanches duket se do të përfitojë 4 ose 4.5 milionë euro në sezon plus bonuse të mundshëm. Gjithçka duket e kryer, por një ndërhyrje e PSG-së mund të befasojë kuqezinjtë.

“Le Parisien” shkruan se Parisi mund t’i prishë punë Milanit në merkato për mesfushorin Renato Sanches. Një ofertë e frikshme mund ta tundojë portugezin të harrojë kuqezinjtë dhe të firmosë me kryeqytetasit.

Ndërkohë, Parisi është gati të investojë 60 mln euro për Frenkie de Jong. Sipas medies në fjalë, holandezi e ka ëndërr të luajë përkrah yllit Mbappe. Kjo nuk duket edhe aq e besueshme, por e shkruan “Le Parisien”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit