Milan merr kreun me Kessie-Saelemaekers, pret një “dhuratë” nga Atalanta (Video)

4 Dhjetor 2021
16:57
Denis Hakanaj
back button

Milan ka marrë fitoren e radhës në Serinë A.

Kuqezinjtë kanë mundur 2-0 Salernitana-n në San Siro dhe tani kryesojnë përkohësisht renditjen të vetëm me 38 pikë.

Gjithçka lehtë për Djallin kundër Veselit me shokë.

Takimi është vendosur në 18 minutat e para falë golave të Kessie dhe Saelemaekers.

Fitorja mund të kishte qenë më e thellë për skuadrën e Pioli-t, që ka gabuar shumë para portës edhe falë disa pritjeve të bukura të Belec.

Tani, kuqezinjtë do të shpresojnë që Atalanta të ndalë Napoli-n në mbrëmje për të ruajtur kryesimin në kalsifikim.

Lajmi i vetëm i keq për milanezët ka qenë dëmtimi i Pellegri-t në minutën e 15-të.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit