Milan mposht United dhe City, të hënën prezanton talentin portugez

19 Janar 2019
16:15
Denis Hakanaj
back button

Milan ka realizuar një goditje për të ardhmen. 

Në pritje për të sistemuar detajet e marrëveshjes për Piatek, kuqezinjtë kanë siguruar një talent premtues.

Pas disa ditësh të kaluara duke negociuar, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Sporting Lisbone për transferimin e qendërmbrojtësit 18-vjeçar, Tiago Djalo. 

Lojtari, kontrata e të cilit me klubin portugez ishte drejt skadencës, do të zbarkojë në Itali të hënën për të nënshkruar kontratën e re, në të cilën do të përfshihet një klauzolë që e ndalon Milan-in t'ia shesë Porto-s ose Benfica-s

Milan ka mposhtur konkurrencën e Lazio-s dhe dy skuadrave të Manchester-it për të siguruar shërbimet e Djalo.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit