Milan mund të rikthehet te Lovren për shkak të Bayern Munich

25 Qershor 2019
18:36
back button

Nuk është sekret se Dejan Lovren mund të largohet këtë verë nga Liverpool teksa shumë klube evropiane kanë shfaqur interes për të. Edhe të kuqtë do të ishin gati ta lejonin të largohej nëse do të vinte një ofertë e mirë. 

Megjithatë, klubi i vetëm që ka bërë hapa konkretë është Milan, që aktualisht po ndjek edhe Ozan Kabak. 

Kuqezinjtë do të blejnë njërin prej dy mbrojtësve, dhe Lovren mbetet alternativa e talentit turk. 

Disa ditë më parë, Milan dukej në krye të garës për firmën e talentit, por Bayern po lëviz shpejtë për shërbimet e Kabak. 

Në ditët e ardhshme pritet një përgjigje nga lojtari, Bayern apo Milan. Nëse ai vendos për italianët, atëherë kalimi i Lovren në San Siro nuk do të ndodhë.

Nëse Kabak zgjedh Bayern, atëherë kuqezinjtë mund të fokusohen përsëri te Lovren, i cili do të kushtonte rreth 20 milionë euro. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit