Milan në alarm, lideri i ekipit drejt Premier League!

29 Mars 2020
13:41
back button

Milan duket se është vënë në alarm të plotë së fundmi, pasi “Sunday Express” në Angli raporton se Chelsea është futur vrullshëm në garë për të nënshkruar me Gigio Donnarummën.

Blutë e Londrës duket e kanë nisur bisedimet me agjentin e italianit, Mino Raiola, i cili nuk është kundër një transferimi të klientit të tij jashtë Italisë, sidomos nëse bëhet fjalë për një operacion të majmë.

Tashmë, mbetet në dorën e Donnarummës, i cili duhet të vendosë nëse do të rinovojë me Milanin, apo do të kalojë në Premier League, ku e pret Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit