Milan-Newcastle, formacionet zyrtare: Pioli bën 3 ndryshime pas derbit

19 Shtator 2023
17:53
Denis Hakanaj
back button

Milan duhet të harrojë sa më shpejt humbjen tronditëse 5-1 të pësuar në derbin kundër Inter-it.

Kuqezinjtë do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë kundër Newcastle në San Siro, e vlefshme për javën e parë të Grupit F të Champions League.

Në krahasim me sfidën kundër Inter-it, Stefano Pioli ka rikuperuar Fikayo Tomori-n në mbrojtje, i cili ka munguar në derbi sepse ishte i skualifikuar.

Në mesfushë, Pobega do të marrë vendin e Reijnders dhe Chukuëeze do të debutojë si titullar me kuqezinjtë në vend të Pulisic:

Formacionet zyrtare

MILAN (4-3-3): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo; Loftus-Cheek, Krunic, Pobega; Chukwueze, Giroud, Leao.

NEWCASTLE (4-3-3): Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn; Bruno, Longstaff, Tonali; Murphy, Isak, Gordon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit