Milan pëson gol pas 20 sekondash, më pas shkatërron Vicenza-n 6-1 (Pamjet)

6 Gusht 2022
21:01
Denis Hakanaj
back button

Tjetër provë e mirë për Milan-in e Stefano Pioli-t, që ka mundur 6-1 Vicenza-n në miqësoren e fundit përgatitore para fillimit të sezonit të ri të Serisë A.

Ndeshja nuk ka nisur aspak mirë për kampionët e Italisë, që kanë pësuar gol pas vetëm 20 sekondash lojë. Reagimi i kuqezinjve ka qenë i shpejtë dhe i papërmbajtshëm.

Në harkun e 20 minutave, nga e 11-ta tek e 31-ta, milanezët kanë shënuar katër gola me Leao, Messias, Rebic dhe një autogol i Dalmonte.

Festivali i golave kuqezinj ka vazhduar edhe në pjesën e dytë, me Tomori-n që ka shënuar të pestin në minutën e 49-të dhe Rebic të gjashtin në të 69-ën.

Në minutën e 75-të të ndeshjes ka ardhur edhe debutimi i shumëpritur i yllit të ri të kampionëve të Italisë, De Ketelaere, i cili ka marrë vendin e Diaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit