Milan, premtimi i Castillejo-s për Champions-in

15 Maj 2021
12:40
Denis Hakanaj
back button

Një ndeshje që vlen një sezon ajo që Milan do të luajë të dielën në mbrëmje kundër Cagliari-t në San Siro.

Një sfidë që mund të vlejë Champions League dhe këtë e di mirë Samu Castillejo, i cili ka thënë për Sky Sport.

“Ndeshjet kundër Juventus dhe Torino ishin shumë të vështira, por kemi arritur të marrim dy rezultate shumë të rëndësishëm me dy paraqitje shumë të mira. Jemi shumë afër objektivit”.

Premtimit – “Po mendoj për diçka në rast se kualifikohemi në Champions. Nëse ndodh, do të lyej flokët dhe do të bëj një tatuazh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit