Milan publikon listën, rikthehet “i preferuari” i Piolit!

21 Shkurt 2020
16:29
back button

Milan do të luajë mbrëmjen e nesërme përballë Fiorentinës në transfertë një sfidë mjaft delikate. Në kuadër të këtij takimi kishte shumë pikëpyetje sa i përket të dëmtuarve, por për fatin e mirë të kuqezinjve, vetëm Kjaer ka mbetur jashtë.

Rikthimi i madh është Hakan Calhanoglu, i cili shpesh është cilësuar edhe si i preferuari i trajnerit Pioli. Edhe Musachio do të jetë i gatshëm, edhe pse sipas gjasave do të luajë përsëri i riu Gabbia në mbrojtje. Saelemaekers gjithashtu do të jetë i gatshëm, me belgun që pati një shqetësim në kavilje, por duket se e ka lënë pas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit