Milan sfidon City-n për talentin e Borussia Dortmund

13 Dhjetor 2018
16:11
back button

Trajneri i AC Milan Gennaro Gattuso i ka dhënë dritë jeshile ndjekjes së talentit të Borussia Dortmund Julian Weigl në janar.

Mesfushori gjerman, akoma vetëm 23 vjeç, është një lojtar me të ardhme të madhe dhe Manchester City thuhet të jetë interesuar për blerjen e tij në janar për të rritur konkurrencën në mesin e fushës.

Gjithsesi, Calciomercato raporton se Weigl, i cili e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira pas largimit të Thomas Tuchel, do të ndiqet nga Milan që në janar.

Trajneri Gattuso i ka dhënë Ok bordit drejtues për ta sjellë në San Siro.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit