Milan sfidon Juven për mesfushorin e Romës

21 Korrik 2019
19:10
back button

Interesi i Juventusit për Nicolo Zaniolon vazhdon, megjithëse në muajt e fundit ka pasur ulje-ngritje. 

Në fillim, bardhezinjtë ishin në garë me Tottenham, por tani situata ka ndryshuar përsëri. 

Sipas raporteve të fundit, interesi i Spurs është zbehur gjatë ditëve të fundit, por tani Juve do të ketë konkurrencën e Milanit. 

Në fakt, gjatë negociatave në Romë për Suson, kuqezinjtë kanë kërkuar Zaniolon si pjesë e marrëveshjes sepse kryeqytetasit nuk janë në gjendje të paguajnë shumën e kërkuar nga Milan. 

Oferta është refuzuar nga Roma, por negociatat mund të vijojnë në ditët e ardhshme. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit