Milan sfidon Juventusin për talentin që e “fali” Interi

19 Mars 2019
10:16
back button

Roberto Mancini tha se është gati që t’i rezervojë një vend në formacion dhe Nicolo Zaniolo të debutojë me Italinë. Ndërsa Ranieri pas humbjes me Spal tha se pa Champions nga Roma do të largohen të gjithë.

Në listë është edhe talenti Zaniolo, që sipas “Tuttusport” Juventus ka paraqitur një ofertë të majme prej 60 milionë euro tek Roma. 

Një shifër e frikshme për një lojtar që është vetëm 19 vjeç dhe Inter ia shiti Romës për 4.5 milionë euro.

Ndërkohë Milan po punon për talentet nën 25 vjeç nëse ia dalin të shkojnë në Champions League sezonin e ardhshëm. Për këtë është bërë një sondazh për Zaniolon, për të cilin interesohet edhe Real Madrid e Manchester City. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit