Milan synon ta heqë qafe me çdo kusht, kjo është sakrifica ekonomike

19 Janar 2020
21:26
back button

Goditje në hyrje, por jo vetëm. Janari është muaji i merkatos, i zbritjeve dhe madje i zhvlerësimeve. Kështu, sikurse raporton në edicionin e saj të pasdites media italiane “La Gazzetta dello Sport”, Milan po tenton gjithçka për t’u çliruar nga Suso.

I njëjti burim informacioni raprton se klubi kuqezi është i gatshëm të ulë çmimin e spnajollit, duke pranojë oferta edhe poshtë klauzolës së përcaktuar për shitjen e futbollistit, të fiksuar më parë në shumën e 40 milionë euro.

Suso mbetet kështu në merkato me drejtuesit e “Djallit” që mirëpresin çdo ofertë interesante për ta larguar. Spanjolli ishte në pankinë këtë të dielë në ndeshjen ndaj Udinese, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë në suksesin e kuqezinjve 3-2.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit