Milan-Torino dhe rezultati që mungon prej 33 vitesh

8 Dhjetor 2018
20:19
Denis Hakanaj
back button

Gennaro Gattuso shpreson të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat mbrëmjen e së dielës, teksa kuqezinjtë do të presin në "San Siro" Torino-n, që lufton gjithashtu për një vend në Europë. 

Statistika

– Milan nuk ka pësuar asnjë humbje në 21 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Torino-s në (11 fitore, 10 barazime). Kuqezinjtë mund të marrin fitoren numër 150-të në kampionat kundër një skuadre nga Piemonte.

– Milan nuk humbet një ndeshje të kampionatit të luajtur në "San Siro" kundër Torino-s që nga 1985-a: 15 fitore dhe shtatë barazime që nga ajo kohë.

– Torino ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit: katër fitore dhe katër barazime.

– Kjo do të jetë ndeshja e 100-të radhazi 90-minutëshe e Gianluigi Donnarumma në Serie A, ai ka luajtur në 120 takimet e fundit të kuqezinjve.

– Sulmuesi i Milan, Gonzalo Higuain, ka shënuar shtatë gola në 10 ndeshje të Serisë A që ka luajtur kundër Torino-s, por nuk ka shënuar në dy të fundit.

– Sulmuesi i Torino-s, Simone Zaza, ka qenë titullar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit të luajtura në "San Siro" kundër Milan-it, duke gjetur golin n ë të dy rastet.

– 77.7% të golave (14) të pësuar nga Milan në këtë kampionat kanë ardhur në pjesën e dytë.

– Torino nuk ka fituar një ndeshje të kampionatit kundër Milan që nga viti 2001.

– Milan ka shënuar golin e parë në 10 nga 14 ndeshjet e luajtura në këtë kampionat.

– Sulmuesi i Torino-s, Andrea Belotti, ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist në katër takimet e fundit që ka luajtur në  kampionatin italian. 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit