Milan, tre eksperimentet e trajnerit Giampaolo!

14 Korrik 2019
19:04
Anton Cicani
back button

Maniak i kurimit të detajeve… Asnjë e bërtitur, por qetësi olimpike dhe udhëzime individuale, pa u lodhur dhe duke duruar gjithçka. Marco Giampaolo po habit dhe është krejt e kundërta e Gattusos. Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, përpara se të vijë testi i parë miqësor, ndaj Bayern Munich, trajneri i ri i Milanit ka ndër mend që të bëjë tre eksperimente dhe shpreson që t'i fitojë të tre.

Këto ditë, sipas Gazzetta dello Sport, Giampaolo po provon që të shohë nëse Suso mund të luajë fantazist pas dy sulmuesve, Andre Silva si sulmues i dytë i tërhequr dhe Calhanoglu playmaker, pra përpara mbrojtjes. Do të jetë e vështirë, por megjithatë të provosh është gjithmonë mënyra e duhur për të parë nëse mund të realizosh diçka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit