Milan zyrtarizon Piatek, ja kur bëhet prezantimi

23 Janar 2019
22:09
Denis Hakanaj
back button

Krzysztof Piatek është zyrtarisht një lojtar i Milan-it. 

Sulmuesi polak, pasi ka zhvilluar vizitat mjekësore në mesditë, ka nënshkruar një kontratë deri në 2023-in me kuqezinjtë nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Prezantimi i tij do të bëhet ditën e nesërme në orën 13:00 dhe më pas ai do të zhvillojë stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re. 

Në arkat e Genoa-s do të shkojnë 35 milionë euro, plus bonuse. Piatek do të marrë vendin e Higuain, i cilin është transferuar te Chelsea. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit