Milani, 137 milionë euro të zhvlerësuar në skuadër. De Ketelaere, emblema e “falimentimit”…

24 Mars 2023
9:30
Alfred Lleshi
back button

Krahasuar me verën e kaluar, skuadra e Milanit ka pësuar një zhvlerësim prej 137 milionë eurosh, të shpërndarë në kartonët e 6 lojtarëve. Kështu shkruan “Gazzetta dello Sport”, e cila e heton këtë çështje.

Manifesti i këtij trendi negativ është Charles De Ketelaere, investimi më i madh i epokës “Maldini-Massara” dhe, deri më tani, dështimi më i madh. Rafael Leao i bashkohet belgut si humbje vlere. Portugezi vlen ende shumë para, por rënia e mprehtë e performancës ia ka ulur vlerën.

Asnjë sinjal pozitiv, në vend të kësaj, nga Origi dhe Adli; i pari me vetëm 2 gola në 25 paraqitje, i dyti nuk u përdor kurrë nga Pioli. Më në fund, pika më e dhimbshme, mbrojtja. Ditën e sotme pikon reparti më solid i Milanit, kampionit të Italisë, me Tomori-Kalulu që ishin të papërmbajtshëm. Të dy pësuan një zhvlerësim të gjysmës së çmimit.

“Cardinale përshpejton procedurat për stadiumin, por ende nuk e ka takuar Zhang”, – shkruan “Tuttosport”. Gerry Cardinale do të jetë në Milano për çështjen e stadiumit dhe pritet të ketë një takim me kryebashkiakun Beppe Sala.

Ideja e kuqezinjve për momentin duket se është të vazhdohet vetëm me projektin e një stadiumi të Milanit. Në “pole position” është ideja e stadiumit në La Maura, por nëse ky projekt do të paraqiste probleme, kujdes rikthimin e Sesto San Giovanni. Ideja e stadiumit u nda me Interin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit