Milani dhe Interi për kampion dimri. Precedentët “zbulojnë” kush e fiton titullin në pranverë

19 Janar 2021
9:48
Alfred Lleshi
back button

Napoli, Roma, Atalanta, Juventus, Lazio. Të gjithë me pikë të ndryshme distance në renditje, me ndeshje për t’u rikuperuar dhe zhgënjime, pothuajse për të gjithë. Kemi mbërritur në javën e 18-të të Serie A. Për të garuar për titullin e “kampionit të dimrit”, duke pritur virtualisht për të kuptuar nëse dikush mund ta fitojnë atë të vërtetin, në pranverë, dy janë liderët e momentit: Interi dhe Milani.

Të dyja ekipet milaneze po luftojnë për majën, pas disa vitesh, në të cilën së pari njëri dhe pastaj tjetri kanë jetuar vite pa lavdi. Tani, me 90 minuta nga fundi i fazës së parë, është koha për të bërë një vlerësim të titullit të “kampionit të dimrit”.

Kulmi i pjesës së parë të sezonit 2020-2021 ka arritur, duke pasur parasysh ekuilibrin e shkëlqyeshëm të turneut. Ashtu si vitin e kaluar, kur Interi dhe Juventusi u çiftuan praktikisht në renditje, i pari në renditjen e fazës së parë do të vendoset gjithashtu në javën e 19-të për këtë sezon.

Edhe nëse Atalanta, Napoli dhe Juventusi duhet të luajnë nga një ndeshje të prapambetur, askush prej tyre nuk do të jetë në gjendje të “fitojë” titullin e “kampionit të dimrit”. Milani dhe Interi në fakt kanë grumbulluar përkatësisht 43 dhe 40 pikë në 18 javët e para të kampionatit. Kuqezinjtë janë kryesues në këtë pikë të garës.

Çfarë ndodh, nëse dy skuadra kanë pikë të barabarta në fund të fazës së parë? Nëse të dyja kryesojnë turneun, skuadra me golaverazhin më të mirë është vërtet e para. Interi është përpara në këtë drejtim, me +22 gola, ndërsa Milani është prapa me +20 gola. Vetëm kjo shifër i mban në këmbë zikaltrit për javën e 19-të.

Krahasuar me fundin e sezonit, vlera e parë që do të konsiderohet në rast të një numri të barabartë pikësh është diferenca totale e golave, ndërsa në fund të javës së 38-të të kampionatit do të mbizotërojnë ndeshjet direkte. Milani fitoi në ndeshjen e parë derbi, por tani për tani nuk është përpara Interit, nëse e mbyllin me pikë të barabarta fazën e parë.

Prandaj, kampion dimri shpallet Milani nëse:
Barazon kundër Atalantës
Fiton kundër Atalantës
Humb kundër Atalantës dhe Interi nuk mundi Udinese

Interi shpallet kampion dimri në qoftë se:
Mund Udinese dhe Atalanta mposht Milanin

Ja kampionët e dimrit në Serie A, ndër vite (në mijëvjeçarin e ri):
1999-00: Juventusi
2000-01: Roma
2001-02: Roma
2002-03: Milani
2003-04: Milani dhe Roma
2004-05: Juventusi
2005-06: Juventusi
2006-07: Interi
2007-08: Interi
2008-09: Interi
2009-10: Interi
2010-11: Milani
2011-12: Juventusi
2012-13: Juventusi
2013-14: Juventusi
2014-15: Juventusi
2015-16: Napoli
2016-17: Juventusi
2017-18: Napoli
2018-19: Juventusi
2019-20: Juventusi

Kampion dimri, kampion italian?
Ata që fitojnë titullin simbolik në dimër nuk ka gjasa ta humbasin titullin e vërtetë në pranverë. Duke përjashtuar rastet e veçanta të vitit 2005 dhe 2006, në mijëvjeçarin e ri, vetëm Lazio më 2000, Juventusi më 2002, 2003, 2016 dhe 2018 e kanë fituar titullin, pasi humbën kryesimin në mbyllje të fazës së parë të sezonit.

Duke parë çdo kampionat të një grupi të vetëm në Serie A, vetëm në vitet 1935-36, klubi kampion i dimrit shkoi përtej tre më të mirëve në fund të sezonit. 68,18% e klubeve kampione të dimrit gjithashtu u bënë kampionë të Italisë në pranverë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit