“Milani di të luajë futboll, i mungon vetëm diçka. E pres si Leipzig në Gjermani”

27 Maj 2020
11:32
Telesport
back button

Si do të jetë Milani sezonin e ardhshëm? Eshtë kjo pyetja në kokën e të gjithë tifozëve, të cilët nuk dinë ende nëse do të vazhdohet me Piolin në stol, nëse do të largohet Maldini, apo do të vijë Rangnick për revolucionin… Veç kësaj, nuk dihet nëse do të ketë largime dhe afrime në merkato dhe sa do të jetë buxheti…

Juve, Sconcerti pronto a chiamare la polizia: È da denuncia ...

Reflektime dhe pasiguri, por edhe pikëpyetje të mëdha. Megjithatë, sipas gazetarit prestigjoz Mario Sconcerti, e ardhmja kuqezi është e bardhë dhe me shkëlqim…

“Më pëlqen shumë Milani. Ka një skuadër me cilësi mesatare drejt niveleve të larta, pa lider, por që di të luajë futboll. Ka ende mungesë të theksuar personaliteti. Nëse do ta gjejë personalitetin që i mungon, jam i bindur se do të përmirësohet edhe më shumë në lojë”.

“Nëse mbani mend një orë në Firence, mendoj se është ndër skuadrat më të mira që kam parë këtë vit. Por, më pas në gjysmë orën e fundit u trondit nga Fioretnina dhe shkoi në vështirësi”.

“Romagnoli ka bërë hapa mbrapa, duhet të rigjejë grintën dhe motivimin që e karakterizonte. E lë mënjanë Ibrahimovic sepse Milani nuk ka nevojë për kujtime por soliditet. Rangnick është i ekzagjeruar, jep shumë dhe konsumon shumë, nuk është rastësi që ka qëndruar dy vjet larg fushave për shkak të stresit”.

Calciomercato Milan - Theo Hernandez, il Psg insiste: prezzo fissato

“Shikoni Leipzig dhe përfytyroni Milan! Besoj se kuqezinjtë do të jenë të ngjashëm me ekipin gjerman vitin tjetër sepse futbollistët i ka. Kam besim te Milani për vitin tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit