Milani do mbrojtësin e Chelseas, Pioli i dashuruar pas tij

21 Maj 2020
19:05
Eraldo Harlicaj
back button

Milani po mendon që të rrëmbejë mbrojtësin e Chelseas, Jeremie Boga. Kuqezinjtë janë bindur nga përformancat e tij me skuadrën e Sassuolos dhe duan që ta rrëmbejnë për sezonin e ri.

“Djalli” dëshiron që të ketë një emër tjetër në mbrojtje dhe Boga shihet si alternativa e duhur. Chelsea do 20 milionë euro për kartonin e futbollistit, por Milani nuk ka ndërmend të paguajë një shifër të tillë.

Italianët duan të kenë një shifër më të vogël. Futbollisti nga krahu tjetër nuk është kundër kalimit te Milani, pasi e njeh Serie A dhe marrëdhëniet e tij me Chelsean nuk janë dhe aq të mira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit