Milani do Quaresman, Ragnick e nis merkaton me një emër surprizë

23 Maj 2020
18:48
Eraldo Harlicaj
back button

Milani po mendon për merkaton e verës dhe ka nisur të hedhë grepat e parë për futbollistë të ndryshëm që do të ketë në skuadër. Një ndër emrat e parë që kanë dalë në listën e drejtuesve kuqezinj është Eduardo Quaresma.

Milani ka ofruar 10 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të Sportingut.  18-vjeçari luan me ekipin U-23 dhe ka fituar vëmendjen e italianëve. Ai ka dhe 5 ndeshje me Portugalinë U-19.

Adoleshenti vlerësohet si një nga futbollistët më me shumë të ardhme në skuadrën e Sportingut. A Bola shkruan se pas tij janë dhe skuadrat e Intert e Atletico Madridit. Futbollisti është nën kontratë deri në vitin 2021.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit