Milani do sulmuesin e Realit, madrilenët i presin me krahë hapur!

2 Qershor 2020
22:49
Eraldo Harlicaj
back button

Milani vazhdon të këmbëngulë për sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic. Ekipi italian do të marrë në “San Siro” sulmuesin serb, pasi ky i fundit nuk e ka të gjatë qëndrimin në kryeqytetin spanjoll dhe nuk do të qëndrojë më në Madrid.

Kuqezinjtë besojnë fort se serbi mund të rilindë në San Siro dhe me afrimin e Ralf Ragnick, ndoshta gjërat do të jenë më të thjeshta. Në krahun tjetër, Real Madridi nuk e ka aspak problem që të shesë Jovicin.

Spanjollët madje duan të futen në negociata me drejtuesit e klubit italian për të gjetur gjuhën e përbashkët. Sulmuesi ka qenë një nga dështimet më të mëdha të Europës dhe nuk bind më drejtuesit e Real Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit