Milani e largoi si dështak sulmuesin, spanjollët gati ta blejnë për 43 milionë

11 Dhjetor 2018
10:19
Alfred Lleshi
back button

Mbërrijnë nga Sevilla shifrat e sakta të operacionit eventual “André Silva”. Sulmuesi portugez mund të largohet nga Milani verën e ardhshme (ku mbërriti për 38 milionë euro, verën e vitit 2017), për një total prej 43 milionë eurosh. Ky do të ishte operacioni më i shtrenjtë, i bërë ndonjëherë nga klubi andaluzian i futbollit.

Sevilla ka bërë publike shifrat për André Silva: 4 milionë euro, plus 39 milionë të tjera për të drejtën e blerjes përfundimtare. Ndërkombëtari portugez, ndryshe nga çfarë dha me kuqezinjtë, ku u mor për të qenë “makinë golash”, ka shkëlqyer në La Liga në këtë sezon.

Ky ndikim i madh në kampionatin spanjoll duket se e ka bindur stafin teknik për të investuar te Andre Silva. Blerja e tij do ta tejkalonte shifrën e 22 milionë eurove, të shpenzuara vitin e kaluar për Luis Muriel, që e morën nga Sampdoria.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit