Milani ëndërron, një mundësi nga Manchester City i Guardiolës

4 Tetor 2022
22:20
Denis Hakanaj

“Ne kurrë nuk dorëzohemi. Djemtë gjithmonë besojnë, ne donim të fitonim. Kishim humbur pas një kohe të gjatë dhe donim të fillonim nga e para me një fitore. Jam i kënaqur”.

Dhe akoma: “Titulli i vitit të kaluar është kryesisht për shkak të atyre që luajtën më pak. Një grup që punon shumë dhe mirë. Na vjen keq për dëmtimet. Sa më shumë zgjedhje të kemi, aq më mirë është, por grupi ka një dëshirë të madhe”.

Pas Empol-it, trajneri Stefano Pioli lavdëroi Milan-in e tij pavarësisht emergjencës së re të dëmtimeve. Kuqezinjtë do të përballen me Chelsea-n në Champions League të mërkurën në mbrëmje: Leao dhe shokët e skuadrës duan të shijojnë një tjetër natë magjike, nga të parat në Europë për skuadrën e Piolit.

Siç dihet, rrugët e Blues dhe Djallit mund të kryqëzohen edhe në merkato: klubi anglez, në fakt, është duke ndjekur Rafael Leao dhe së shpejti mund të tentojë një sulm për yllin kuqezi. Por jo vetëm.

Gjithashtu nga Premier League mund të ketë një mundësi të rëndësishme për Milan-in. Mahrez, në fakt, është gjithnjë e më shumë i lënë mënjanë dhe tani një rezervë te Manchester City i Pep Guardiolës.

I përfolur në të kalurën për një transferim te kuqezinjtë për të përforcuar krahun e djathtë, ish-ylli i Leicester mund të kthehet në modë.

Qytetarët, megjithatë, mund të propozonin vetëm algjerianin si një “parapagesë” për Leao-n. Domethënë nuk është vetëm Chelsea i interesuar për yllin kuqezi. Milani tashmë është paralajmëruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit