Milani është ende duke “peshkuar” në Francë, një 24-vjeçar për mesfushën e Piolit

18 Nëntor 2022
8:45
Alfred Lleshi
back button

Një tjetër talent është pikasur në Francë nga Milani. Ai quhet Houssem Aouar. Kuqezinjtë janë ende duke peshkuar në Ligue 1 dhe mesfushori i Lyon-it përfaqëson një mundësi të madhe. I lindur në vitin 1998, francezi me origjinë algjeriane, ai është një lojtar qendror që mund të përshtatet në të majtë ose si mesfushor-sulmues.

Maldini dhe Massara, nën këshillën e shefit të skautëve Moncada, e kanë parë prej disa kohësh dhe tashmë kanë filluar negociatat. Kontrata e Aouar-it është drejt skadimit dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me agjentin, njëlloj si Kaluku dhe Dest, janë një asist për ta marrë atë në janar për një shifër të ulët.

Në fakt, Aouar nuk duket se është i gatshëm të rinovojë me Lyon, i cili kështu mund të kënaqet me kompensimin për të mos e humbur atë në një transfertë të lirë. Vëmendje, megjithatë, edhe për Romën: Mournho e ka trajtuar tashmë lojtarin verën e kaluar dhe mund të kthehet në mësymje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit