“Milani është në zemrën time!” Bakayoko del hapur për rikthimin kuqezi. Nisin negociatat me Chelsea

12 Gusht 2020
12:58
Telesport
back button

Milani ëndërron kthimin e Tiemoué Bakayoko. Mesfushori u kthye në Chelsea pas një viti në huazim te Monaco dhe ka ende edhe 2 vite të tjera kontratë me klubin londinez.

Afrikani është gati të bëjë gati valixhet sërish pasi nuk përfshihet në planet e Lampard & Co. Kuqezinjtë po kërkojnë një mesfushor me tiparet e tij për t’u alternuar me Kessie dhe Bennacer, nisur edhe nga ajo që shtatlarti tregoi në sezonin 2018-2019 me kuqezinjtë, ku luajti 42 ndeshje.

Chelsea i cili pagoi 40 milion për të në vitin 2017 nuk dëshiron të dalë me humbje, ndaj edhe Milani duhet të bëjë një ofertë të përshtatshme te rreth 20 mln euro.

“Të gjithë e dinë që Milani është në zemrën time dhe unë kam kujtime të shkëlqyera. Për momentin jam lojtar i Chelsea, të shohim se çfarë do të ndodhë…” Mesazh i qartë nga Bakayoko për “Tuttomercatoëeb” i pyetur mbi interesimin e Milanit!

Madje, Baka është gati që të heqë dorë nga gjysma e rrogës vetëm që të bashkohet me Milanin “e tij”: nga 6 mln euro në sezon në 3.5 bashkë me bonuse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit