Milani, fanella e 120-vjetorit fut arin te kuqezinjtë…

2 Dhjetor 2019
11:20
Alfred Lleshi
back button

16 dhjetori do të jetë një ditë e veçantë për Milanin, i cili do të festojë 120-vjetorin e themelimit si klub futbolli. Me këtë rast të veçantë, skuadra do të veshë një fanellë speciale, e prezantuar zyrtarisht sot.

Uniforma ruan shiritat e hollë kuq e zinj, që tashmë e karakterizojnë skuadrën këtë sezon, me risinë e futjeve të arit. Emblema e klubit dhe logoja e sponsorëve, bashkë me vitin e themelimit, janë dizenjuar me ngjyrë ari.

Në shitje do të jenë 1899 kopje fanellash (numër që korespondon me vitin e themelimit). Lojtarët do ta përdorin uniformën speciale kundër Sassuolo në sfidën e 15 dhjetorit në “San Siro”, kur të festohet 120-vjetori i klubit në prani të legjendave kuqezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit