Meshkujt i kanë harruar shijen fitores në derbi, Milani gjen ngushëllim te femrat! (VIDEO)

13 Tetor 2019
17:02
back button

Milani gjen ngushëllim te futbolli i femrave, teksa pasditen e sotme ka mposhtur Interin në derbi me shifrat 1-3.

Vajzat kuqezi treguan forcën e tyre që në pjesën e parë, teksa morën avantazhin në minutën e 35-të me anë të Dominika Conc. Interi reagoi në minutën e 54-të me anë të Marinelli, por ishte Milani që shënoi përsëri me sllovenen Conc pas tre minutash.

Në fundin e ndeshjes pati vend edhe për golin e tretë, që u shënua nga Rinaldi në minutën e 87-të. Kështu, ndryshe nga Milani i meshkujve, femrat udhëheqin renditjen e kampionatit me pikë të plota pas tre javësh, duke lënë pas Juventusin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit