Milani hedh sytë nga “rebeli” i Lazio-s! Raporti i tij me Sarri-n u kris totalisht. Formula dhe shifrat

27 Tetor 2021
16:22
Telesport
back button

Në dritaren e ardhshme dimërore të merkatos së transferimeve, mes lojtarëve që do të ndryshojnë klub mund të jetë edhe Luis Alberto. Marrëdhëniet me Maurizio Sarrin dhe Lazion nuk janë me te mira!

Tashmë verën e kaluar mesfushori sulmues spanjoll dukej i etur për t’u larguar nga Roma, më pas ai qëndroi. Shpresa e tij ishte të bashkohej me Simone Inzaghi te Inter, por Nerazzurrët nuk kishin para për të blerë kartonin e tij dhe u kthyen te Hakan Calhanoglu në një transferim të lirë.

Milan mori informacione, por çmimi shumë i lartë pengoi çdo negociatë.

Corriere dello Sport konfirmon se Luis Alberto mund të largohet nga Lazio në janar. Në verë kartoni vlerësohej rreth 50 milionë euro, por në merkaton e ardhshme dimërore çmimi i transferimit do të jetë më i ulët. Sarri pret që drejtuesit të marrin më shumë përforcime me shitjen e 29-vjeçarit spanjoll.

Sipas La Repubblica, Milani po monitoron situatën e lojtarit te rritur te Liverpool. Ideja do të ishte që të propozohen rreth 30 milionë euro mes huazimit dhe blerje4s. Një formulë e ngjashme me atë që solli Joaquin Correan te Inter në verë. Lazio do të duhet të vlerësojë të gjitha ofertat përpara se të marrë një vendim.

Duhet thënë se për sa i përket moshës dhe kostos, Luis Alberto mbase nuk është një profil në të cilin Milani do të bënte një investim të madh, prandaj pritet konfirmimi i thashethemeve së nisur nga gazeta italiane.

Megjithatë, në nivel tekniko-taktik, numri 10 i Biancocelestes do të ishte një goditje e shkëlqyer për skuadrën e Stefano Piolit. Nuk ka asnjë zëvendës të vërtetë për Brahim Diaz, ndaj afrimi i një mesfushori të ri sulmues sigurisht që do të ishte i dobishëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit