Manchester United sfidon PSG, garë për yllin e Serie A

4 Qershor 2020
22:50
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk është vetëm PSG në garë për mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacer. Futbollisti i Milanit ka bërë mjaft mirë në sezonin e tij të parë me “Djallin” dhe mund të largohet në merkaton e verës.

Klubi i radhës që futet në garë për të paguarën klauzolën e tij të lirimit prej 50 milionë eurosh është Manchester United. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka mundësi të paguajë një shifër të tillë duke qenë superfuqi në treg.

RMC Sport shkruan se Manchester United mund të paguajë direkt të plotë klauzolën e 50 milionëve, ndërsa PSG ende nuk është e vendosur për një lëvizje të tillë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit