Milani, i shkatërruar para derbit të Madoninës. Shifrat e kuqezinjve më 2023 janë katastrofike

31 Janar 2023
8:00
Alfred Lleshi
back button

Fillimisht kolapsi në derbin e Superkupës së Italisë me Interin, më pas ai shumë i rëndë 4-0 në fushën e Lazios dhe tani një humbje historike 5-2 në “San Siro” ndaj Sassuolos.

Milani po përjeton ndoshta momentin më të komplikuar të të gjithë drejtimit nga Pioli. Skuadra kuqezi, në këtë 2023 ka grumbulluar së bashku një sërë rezultatesh çarmatosëse, të cilat së pari i shtynë t’i thonë lamtumirë Kupës së Italisë (humbja në shtëpi në kohën shtesë kundër skuadrës torineze me dhjetë lojtarë), më pas pikërisht Superkupën e Italisë dhe në fund, sipas të gjitha gjasave, ngriti “flamurin e bardhë” në garën drejt “Scudetto”.

Shifrat e kampionëve të Italisë në këtë muaj të parë të vitit të ri kanë qenë fjalë për fjalë katastrofike. Në shtatë ndeshjet e luajtura deri më tani, në vitin 2023, kuqezinjtë kanë pësuar rreth 18 gola. Asnjë nga skuadrat, nga pesë ligat kryesore evropiane, nuk ka bërë më keq se “Djalli”.

Si të mos mjaftonte kjo, Milani pësoi 5 gola në shtëpi në kampionat, kundër Sassuolos (e cila nuk kishte fituar në Serie A që nga 24 tetori) për herë të parë që nga 6 prilli 1997, kur u mund 6-1 nga Juventusi. Dhe nëse kjo pikë e vetme e bën tashmë disfatën ‘historike’, ka një tjetër edhe më mbresëlënëse: kuqezinjtë pësuan të paktën 3 gola në 3 ndeshje zyrtare radhazi, për herë të parë që nga prilli 1956 (ka ndodhur gjithashtu më 1943). Por kjo nuk është e gjitha.

Që nga viti 2019, me Marco Giampaolo në stol, skuadra kuqezi nuk kishte pësuar tri humbje radhazi, ndërsa për herë të parë në historinë e saj pësoi të paktën 4 gola në kampionat në dy ndeshje radhazi.

Për herë të parë që nga viti 2014, Milani gjithashtu pësoi 3 gola në pjesën e parë të një ndeshjeje të Serie A (përsëri kundër Sassuolos). Kjo nuk kishte ndodhur që nga viti 2012 (kundër Romës), kur e nxorën topin nga rrjeta e vet në 30 minuta lojë. Numra që flasin për një krizë të përmasave të tilla, saqë deri pak javë më parë ishte tejet e vështirë të imagjinohej.

Faktet dhe paraqitjet flasin për një kolaps bubullues, ndërsa kalendari thotë se ndeshja e radhës në kampionat do të jetë me Interin. Në derbin e dytë të vitit 2023 nuk do të lejohen më gabime. Kuqezinjtë do të duhet të japin shenja rikuperimi për të mos rënë në një vorbull nga e cila do të ishte e vështirë të dilnin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit