Milani ia mësyn kreut të Serie A, trajneri Fonseca “vë bast” gjithçka për Abraham

27 Shtator 2024
8:25
Alfred Lleshi
back button

Milani tani dëshiron të kryesojë renditjen e Serie A. Pas derbit të fituar ndaj Interit, “Djalli” po përgatitet për një sfidë të re kampionati, pasi sonte do të ngrejë siparin e javës së gjashtë duke pritur Lecce në “San Siro”. Një mundësi e shkëlqyer për kuqezinjtë, të cilët mund të arrijnë në 11 pikë, duke kapur Torinon e vendit të parë.

Të gjithë presin qartë rezultatet e skuadrave të tjera, që luftojnë për pozitat e para. Paulo Fonseca, lexojmë në “Gazzetta dello Sport”, duhet të mbështetet ende te Tammy Abraham, duke qenë se nuk ka ndërmend ta rrezikojë Alvaro Morata.

Spanjolli luajti një derbi të shkëlqyer, por është në dyshime serioze për shkak të bursitit. Për këtë arsye, pesha e sulmit të Milanit do të qëndrojë ende mbi supet e anglezit, i cili në një kohë shumë të shkurtër ka bindur jo vetëm Milanin, por edhe vetë Fonseca.

Pra, kuqezinjtë ëndërrojnë rikthimin në krye të Serie A, çka i mungon që nga tetori i vitit 2023, kur mundi Genoa falë Giroud dhe Pulisic. Tani Fonseca është në kërkim të konfirmimit absolut në stolin kuqezi, ndeshja kundër Lecce paraqet një tjetër shans të madh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit