“Milani luan për trofe, nuk kënaqet thjesht me vendin e dytë! Jam i lumtur, Pioli më ka përmirësuar. Kjaer? Mund t’iu them që…”

17 Qershor 2021
21:42
Telesport
back button

Fikayo Tomori ka folur pas zyrtarizimit si futbollist i Milanit. Në kanalin zyrtar të klubit, mbrojtësi anglez ka shprehur lumturinë e tij: “Falënderoj klubin që besoi te unë që nga dita e parë. Pritshmëria ishte e madhe ndaj duhet të isha gati dhe të jepja gjithçka në gjashtë muaj.

E fitova vendin e titullarit me punë. Sezonin tjetër duhet të luftojmë për trofe sepse jemi Milani dhe Milani nuk mund të kënaqet vetëm me një vend të dytë dhe kualifikimin në Champions”.

“Do të provojmë të fitojmë titullin, ecim në Champions dhe Coppa Italia. Kam nisur të mësoj pak italisht, edhe tani që jam me pushime. Në Milano më pëlqen sepse është më qetë se në Londër”.

“Trajneri Pioli më ka pësuar shumë gjëra dhe sidomos se si të lexoj ndeshjen, duke pasur pozicionim në fushë, pasi shpesh dilja dhe bëja ndërhyrje duke nxituar”.

“Kjaer? Eshtë lider absolut. Çdo klub do të donte ta kishte një si ai, brenda dhe jashtë fushe. Ndihem mirë përkrah tij dhe më ndihmon shumë”.

“Goli ndaj Juventusit i paharrueshëm, për nga motivimi i tifozëve, por edhe ndeshja që zhvilluam duke  mos pësuar por shënuar. Të rinj por të guximshëm, kështu përkufizohet ajo natë”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit