Milani marroset pas Botman, presidenti i Lille merr vendimin final

15 Janar 2022
15:12
Alfred Lleshi
back button

Milan, Newcastle dhe klube të tjera të Premier League janë të interesuara për Sven Botman, por Lille nuk ka ndërmend ta lërë atë të largohet në këtë merkato të janarit. Këtë e konfirmoi presidenti Olivier Letang, i cili foli sot për këtë temë në një konferencë për shtyp:

“Ne na e kërkuan Sven verën e kaluar, por ishim të qartë: këtë sezon kemi nevojë për të. Kemi synime të rëndësishme për këtë pjesë të dytë të sezonit, ndaj Botman do të qëndrojë me ne. Flas me siguri për deri në fund të sezonit, pastaj do të shohim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit