Milani “masakrohet” nga arbitri Valeri: një i kuq në çdo dy ndeshje e gjysmë gjatë karrierës!

27 Janar 2021
15:47
Telesport
back button

Natën e kaluar, Paolo Valeri, gjyqtari i caktuar për derbi, u bë personazhi i ndeshjes si për sherrin mes Ibrahimovic dhe Lukaku, por sidomos edhe për disa episode brenda ndeshjes.

Madje, ai as nuk e mbaroi sfidën pasi pësoi tërheqje dhe vendin e tij e mori Chiffi. Megjithatë, nxorri kartonin e kuq ndaj Ibrahimovic dhe sipas transfermarkt është e kuqja e 13-të në 33 ndeshje që Valeri ka drejtuar ekipin kuqezi.

Inter-Milan, disavventura per l'arbitro Valeri a un quarto d'ora dalla fine  - Giornale di Sicilia

Me dëbimin e djeshëm të Ibra, kuqezinjtë arritën katër dëbime në katër ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë: Theo Hernandez në gjysmëfinalen e ndeshjes së parë kundër Juventusit, Rebic në gjysmëfinalen e kthimit, Donnarumma (nga pankina) në 1/8-tat ndaj Torinos dhe dje Ibrahimovic kundër Interit. Tre nga këto kartona të kuq u nxorrën nga Valeri.

Coppa Italia, Valeri out per infortunio: cambia l'arbitro di Inter Milan

Praktikisht, me një mesatare prej 1 kartoni të kuq në 2 ndeshje e gjysmë, arbitri italian është kthyer pak a shumë si një persekutues dhe tifozët kuqezi në rrjetet sociale tani kërkojnë që të mos i arbitrojë më.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit