Milani me plan të qartë, kopjon modelin e Liverpoolit

9 Korrik 2020
21:23
Eraldo Harlicaj
back button

Milani po kalon një periudhë aspak të mirë, pasi klubi ka patur shumë probleme dhe rezultatet nuk kanë qenë të duhurat. Ekipi italian duket se e ka zgjedhur modelin që duhet të ndjekë dhe preferon të jetë si Liverpooli. Shefi i të ardhurave, Casper Stylsvig, ka treguar planin e ri për të ardhmen e klubit italian.

“Kemi biseduar me Liverpool, për të ndjekur shembullin e tyre. Ata kaluan të njëjtën rrugë që ne po kalojmë tani. Kush e mendonte Liverpoolin para 5 vitesh se do të ishte kjo super-fuqi që është sot?

“Duam të kemi tifozeri në të gjithë botën, pasi ndikon direkt në të ardhurat e klubit. Duam të bashkëpunojmë me Jay Z, me kompaninë Roc Nation, për të bërë koncerte nëpër botë ku do të përfaqësohen dhe ngjyrat e kulturat e klubit tonë”, – tha Stylsvig.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit