Milani merr “oksigjenin” e Interit të Tripletës dhe të besuarin e Jose Mourinhos!

20 Qershor 2019
17:36
Anton Cicani
back button

Një tjetër ish-zikaltër shkon të punojë për Milanin. Sipas asaj që shkruan "Corriere della Sera", por jo vetëm, Marco Giampaolo (trajneri i ri i "Djallit" dhe interist), do të ketë krahun e tij të djathtë, pra përgatitësin atletik, Stefano Rapetti.

Po, kush është Rapetti? Me Giampaolon kanë punuar bashkë te Sampdoria deri në vitin 2018, më pas thirrja e Jose Mourinhos te Manchester United nuk mund të refuzohej. 

Rapetti ka qenë te Interi në kohën e Tripletës së famshme (titull, Champions, kupë), ku Mourinho ishte trajner dhe mbeti i mrekulluar nga puna atletike e Rapettit.

Giampaolo ia ka kërkuar Maldinit dhe ky i fundit ka vepruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit