Milani në kërkim të një sulmuesi, kërkon të huazojë falas “tepricën” e Luis Enrique

28 Dhjetor 2024
17:51
Alfred Lleshi
back button

Për pak ditë do të hapet merkatoja e janarit. Me fillimin e vitit të ri, do të nisin edhe negociatat dimërore të transferimeve, me Milanin që ka ndërmend ta forcojë skuadrën e Paulo Fonseca për pjesën e dytë të sezonit. Renditja nuk është pozitive dhe objektivi është sigurisht ngjitja lart për të synuar kualifikimin në kompeticionet europiane të ardhshme, mundësisht në Ligën e Kampionëve.

Një nga repartet që klubi ka ndërmend të rregullojë është ai sulmues. Në listën e dëshirave të kuqezinjve figuron edhe Randal Kolo Muani. Sulmuesi francez është në margjinat e PSG, me Luis Enrique që e ka aktivizuar vetëm në 14 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, ku lojtari ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka dhënë një asist.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, klubi kuqezi ka kërkuar informacion për një huazim falas të sulmuesit të lindur më 1998 për gjashtë muajt e ardhshëm. Për më tepër, nëse do të ketë mundësi, “Djalli” pret nga ana e parizienëve të kontribuojnë në pagesën e lojtarit, i cili nga tani deri në qershor do të marrë rreth 4 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit